leoni

Flamuri Kuq e Zi

Albert Z. ZHOLI: Elbasani, qyteti i parë që ngriti flamurin dhe shpalli Pavarësinë

Vendimi për ndërmarrjen e akteve lokale të shpalljes së pavarësisë nga patriotët shqiptarë, ishte me rëndësi për faktin e vështirësive që krijuan klanet fanatike filo-osmane të Shqipërisë së mesme, bejlerët dhe kleri mysliman i Durrësit, të cilët me sugjerimet e Esat Pashë Toptanit, nuk e lejuan Ismail Bej Vlorën të organizoi Kuvendin Kombëtar në Durrës. Në këto rrethana, më 14 nëntor Ismail Qemali kontaktoi telegrafikisht Aqif Pashë Biçakun, të cilin e lajmëroi të përgatiteshin për organizimin e Kuvendit në Elbasan, si e ka konfirmuar dhe Rudnay nën-konsulli austriak në Durrës dhe Mit’hat Frashëri, i cili tregon se Elbasani e kishte marrë njoftimin dhe kishte filluar të lidhej me trevat e tjera, për të bashkërenduar aktivitetet e shpalljes së pavarësisë. U caktua Elbasani sepse ky qytet me tradita patriotik kishte përvojë në organizimin e kuvendeve si ai i arsimit në vitin 1909. Kur Kryengritja e pёrgjithshme po konkretizohej drejt shpalljes së pavarёsisё së Shqipërisë, situata politike u ndërlikua nga ndërhyrjet brutale të ushtrive serbe, greke dhe malazeze, qё u vёrsulën tё pushtojnë trojet shqiptare. Ushtria serbe, pasi pushtoi Prizrenin dhe Shkupin, në nëntor mori Manastirin, Ohrin e Strugën dhe po marshonte drejt Elbasanit. Kjo rrethan e detyroi Ismail Qemalin të ndërpresi përpjekjet per t’u mbledhur në Elbasan dhe shkoi në Vlorë.  Mё 24 nёntor 1912, ushtria serbe arrijti nё Qukёs dhe po marshonte kërcënuese drejt Elbasanit. Ushtria malazeze, mё 8 tetor 1912 sulmoi Shkodrën dhe e mbante të rrethuar. Në jug, grekёt morёn Janinёn e Kosturin dhe rrethuan Korçën. Në këto rrethana të ndërlikuara, shpallja e pavarësisë në Elbasan dhe në trevat e tjera shqiptare nga 25 deri 28 nëntor 1912, ndonëse në përmasa lokale, përbënte akte të rëndësishme patriotike për krijimin e një realiteti të ri polititk, që i kundërvihej hapur dhe guximshëm pushtetit të Perandorisë Ottomane, por ishte dhe një mesazh ndaj shteteve ballkanike, që të njihnin pavarësinë e shtetit të ri Shqiptare. (Kristo Frashëri. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë: 28 Nëntor 1912. Tiranë 2008). Kryengritja e Përgjithshme e vitit 1912, e gjeti Elbasanin vatër të ndezur të luftës antiosmane. Çetat e komiteve të lirisë të Martaneshit, të Shpatit, të Dumresë, të Byshekut dhe të Strugës, ishin më aktivet nё Vilajetin e Manastirit në luftën për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Patriotët Elbasanas në muajin gusht të vitit 1912 filluan organizimin e kryengritjes. Në kujtimet e tij, patrioti Foti Papajani, për këto ngjarje shkruan:

“Patriotët e Elbasanit thirrën një mbledhje, e cila u mbajt në një vend të mëçefët pranë katundit Kryezjarrth. Këtu morën pjesë Ahmed Dakli, Ali Hysen Çaushi, Ali Çelirama, unë e të tjerë. Në mbledhje u diskutua për organizimin e nji kryengritje të armatosun në zonën e Elbasanit, në bashkëpunim edhe me kryengritësit e krahinave të tjera të Shqipënisë. Mbledhja vendosi të formoheshin çeta në të gjitha anët e trevës së Elbasanit dhe për këtë punë të ngarkoheshin ata patriot, që njiheshin më mirë me katundarët e asaj ane dhe që kishin me ta miqësi familjare. Aty për aty i ndamë krahinat ku do të vepronim. Në Shpat dhe në Martanesh u caktua Ahmet Dakli, Ali Hyseen Çaushi, Ali Çelirama, unë dhe të tjerë. Këta ishin bektashinj dhe më të shumtët e fshatarve të Martaneshit ishin të këtij tarikati. Teqja e Martaneshit ka pasurr influencë të madhe në tërë krahinën. Mjerisht nuk e mbaj mend emrin e patriotit që u caaktue të formoi çetën në fushë. Të gjitha këto çeta do të kishin një udhëheqje të vetme. Çetat e krijueme, para se me fillue luftën, u mblodhën në Kruyezjarrth. Në mbledhje u spjegue qëllimi i kryengritjes së përgjitheshme”. Sipas shkrimeve të Hasan Prishtinës (udhëheqës i kryengritjes mbarëpopullore në vitet 1911 – 1912) dhe kujtimeve të Ismail Tatzati, rezulton se nё atmosferёn lëvizjes mbarëkombёtare kundër Perandorisë Osmane, paritë e Matit dhe të Dibrёs, nuk e pranonin pavarёsinë e Shqipёrisё, por donin vetёm autonomi nёn varёsinё e Perandorisё Osmane. Kundër pavarësisë ishte dhe Ahmet Zogu, i cili u bashkua me mikun e tij, gjeneralin turk Ibrahim Pasha, i dërguari i Portës së Lartë për të shtypur kryengritjen e popullit shqiptarë. Qëndrimet filoturke të parisë të Matit dhe të Dibrës, rrezikonin të tërhiqnin pas vehtes dhe paritë e fushës së Tiranës, andaj pёr të parandaluar ndërlikimin e situatës, Aqif Pashë Biçaku dёrgoi në Martanesh Irfan Numan Beun, Ahmet Daklin, Ali Hysen Çaushin, Ali Çelirama dhe Foti Papajani, të cilët i kёrkuan parisё të kësaj treve patriote, tё ftonte parinёe Matit dhe tё Dibrёs, për t’i bindur tё bashkoheshin me kryengritjen e përgjithshme pёr pavarësinë dhe shpalljen e Shqipërisë shtet më vehte. Takimi u zhvillua në Martanesh në gusht 1912. Pas shume debatesh, pjesa më e madhe eparisë së Dibrës, pranoi dhe u bashkua me kryengritjen e përgjithshme për çlirimin e Shqipërisë nga robëriaosmane, ndërsa paria e Matit me në krye Zogollët, që donin autonominë në varësi të Sulltanit, nuk pranuan të bashkohen me kryengritësit. Patrioti Hasan Prishtina, udhëheqës i kryengritjes mbarëpopullore në vitet 1911 – 1912, në kujtimet e tij, ndërmjet shumëdokumentave përfshinë dhe letrёn e Nën-kolonel Ismail Haki Tatzati, i cili tregon pёr aktivitetin patriotik të çetёs së Martaneshit.

Shkodër, me 15. 6. 1921

Fort të ndertit Zotni

Zot. Hasan Beg Prishtinës Deputet i Dibrës në Shkodër. Kam marrë vesht, se Zotëria e Juej jeni tue gatue nji broshurë mbi ndodhinat e kryengritjes shqyptare në vjetin 1912. Ju lutem të keni mirësin m’e pranue edhe ket pjesën teme e m’e shti në broshurën e siperthanun; mbasi ka të bajëme kryengritjen qi bahet fjalë. Në vjetin 1912, me qëllim për m’u bashkue me kryengritjen e Kosovës, kjemë nisë prej Elbasanit: Ymer Bej Ohri, unë(atë herë ishe kapitan), Ahmed Dakli e shumë atdhetar të tjerë e të gjithë së bashkut u bamë kund 40 vetë qi patëm formue nji komitë dhe kjemë mbledhë në katundin Martanesh; vend i permetueshëm për të sjellun të komitës. Këtu kjebashkue me ne edhe Zoti Ismail Haki Libohova, kapiten, i cilli kishte ikë prej Dibre. Çeta e jonë mbet në Martanesh nja dy javë e në këtë kohë pat ardh deri në kufi të Martaneshit nënprefekti i Matit, kapiten Esadi me një batalion ushtarë e dy topa për gjurmimin e kësaj çete, por kjo u ndalue prej saj. Tue qenë se prapë në këtë ditë patën ardhun në Martanesh katër batalione ushtri të rregullshme, të ardhur prej Dibre, çeta u detyrue me u largue në një mal të fortë të Martaneshit, ku filloi me ba gatitjet e nevojshme, për të mos lanë në qetësi ushtrinë e ardhur. Edhe çeta e jonë qi kje ba prej 80 vetësh shkoi në Dumre e Shpat të Elbasanit. Këtu u bashku me ne dhe kapiten Tajar Begu me shumë oficerë të tjerë…Tue qenë në Dumre e Shpat, patën ardhë dhe shumë atdhetarë të tjerë e qe ba forca e jonë afër 800 vetë. Kjo çetë u mashtronte prej Aqif Pashë Elbasanit dhe shumë atdhetarëve të tjerë”.

Grumbullimi i patriotëve elbasanas, bashkimi i tyre me çetën e Martaneshit dhe qёndrimi i parisё tё Martaneshit, i shqetёsoi komandat turke të kazave tё Matit dhe tё Dibrёs, të cilat reaguan me urgjencë, duke dërguar ushtrinë kundër çetës së lirisë dhe popullit të Martaneshit. Javёn e parё tё shtatorit 1912, nënprefekti i Matit, kapiteni Esad Beu, me njё batalion ushtarësh turq dhe dy topa fushor, marshoi drejt Martaneshit, por çeta e komitёve e komanduar nga Murat Zhaboli dhe Ahmet Dakli, iu doli para dhe i thyen forcat turke në livadhet e Skënderit. Mё 25 nëntor 1912, Aqif Pasha, çeta e lirisë e Martaneshit dhe populli i Elbasanit kryen një akt të lartë patriotik dheatdhedashurie. Si qyteti i parë që shpalli pavarësinë, shprehu dhe kapacitetin politiko-juridik të patriotëve elbasanas, të cilët në rrethanat e ndërlikuara të nëntorit 1912, bënë një zgjidhje të guximëshme, të drejtë dhe të domsodoshme. Kjo ngjarje patriotike, është pasqyruar në historinë dhe në kulturën qytetare elbasanase, kështu shumë gra e qendisnin flamurin e kuq me shqiponjen dy krenëshe me datën e shpalljes së pavarësisë 25 nëntor 1912, si rasti i flamurit të qendisur në jastek nga Marie Buda, vajzë 19 vjeçare vitin kur u shpall pavarësia në Elbasan. Ky flamur ruhet dhe është dëshmi me vlera të mëdha historike. Mё 25 nёntor 1912, Aqif Pasha, ngriti flamurin e kuq me shkabёn dy krerёshe nё Elbasan dhe njoftoi Ismail Qemalin, me telegramin e firmosur nga 35 patriotёt, pёrfaqёsuesit e popullit tё Elbasanit, tё cilёt deklaruan se “kanë pranue indipendencën e Shqypniës”.

Kontrolloni gjithashtu

Dokumente: Raport mbi punën e Komisionit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimin e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (8)

Dokumente: Raport mbi punën e Komisionit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimin e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (8)

T: Policia dhunonte gratë të praqitura si palë! Moto: Mt:Mallevrizimet me mallin e kontrabanduar dhe …