1008 nxënës janë regjistruar në shkollat e mesme të komunës së Malishevës

Sot në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të mbajtur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, gjatë raportimit të tij, drejtori për arsim dhe edukim në komunën e Malishevës , Avdi Morina, tha se në afatin e parë të regjistrimit në shkollat e mesme, janë regjistruar 1008 nxënës, në të tri shkollat e mesme të Komunës së Malishevës.

“Në gjimnaz dhe në dy shkollat profesionale, janë regjistruar 1008 nxënës, në afatin e parë, ndërsa në afatin e dytë, pritet të regjistrohen edhe mbi 300 nxënës të tjerë”, tha drejtori Morina, ai gjithashtu, tha se nuk do të lejohet që të rritet numri i nxënësve nëpër klasa, pasi hapësira ekziston, si dhe kanë mundësi të zgjedhin drejtimet.

Përndryshe, gjatë raportimeve të drejtorëve të komunën e Malishevës,  u tha se fushata e korrje shirjeve është drejt përfundimit dhe nuk janë regjistruar probleme, përjashtuar djegien e një autokombajne. E djegia e kësaj autokombajne ka qene edhe aksidenti i vetëm i regjistruar gjatë javës së kaluar, ku sipas drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, flakët kanë djegur edhe rreth 15 ari me grurë.

Sa përket situatës epidemiologjike me EHKK, u tha se është e qetë dhe nuk ka raste të infektimit, mirëpo me paraqitjen e rasteve në komunat tjera, neve si institucione, na bën të jemi të kujdesshëm edhe më shumë.

Po ashtu, drejtoria për kulturë në komunën e Malishevës, bëri të ditur se duke vazhduar përgatitjet për mbajtjen e festivalit folklorik “Oda e Llapushës” me 1 dhe 2 gusht.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …