leoni

Vazhdon realizimi i disa projekteve në Komunën e Malishevës      

Komuna e Malishevës, është duke vazhduar me realizimin e disa projekteve, në tërë territorin e saj. Kështu u tha gjatë raportimit të drejtorit të drejtorisë së urbanizimit Ahmet Morina, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve. Aktualisht, në Komunën e Malishevës, janë duke u ndërtuar shkolla, rrugë, kanalizime dhe shumë projekte tjera, që janë në shërbim të qytetarëve.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina, aktualisht po shtrohen me kubëza dy rrugë, një në Malishevë dhe një në fshatin Gurishtë. Rruga në fshatin Gurishtë, e lidhë shkollën e fshatit me rrugën kryesore. Po ashtu në Gurishtë, është ndërtuar edhe një pjesë e kanalizimit. Po ashtu po vazhdohet me punimin e nënkalimit në Dragobil, si dhe ka filluar riparimi i kanalizimeve që kanë probleme. “Këto ditë, pritet të filloj ndërtimi i rrugëve edhe në fshatin Bardh, si dhe vendosja e tabelave me emrat e rrugëve në tërë territorin e Komunës së Malishevës”, tha drejtori Morina.

Disa nga këto projekte që janë duke u realizuar,  gjatë këtij vikendi i ka vizituar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Qëllimi i këtyre vizitave në Malishevë dhe Gurishtë, ka qenë ecuria e implementimit të këtyre projekteve, si dhe bisedat me banorët vendës, të cilët i ka uruar për këto projekte.

“Uroj që këto projekte, të  realizohen sa më shpejt që është e mundur dhe të jenë në shërbim të qytetarëve, pasi edhe qëllim i yni është rritja e mirëqenies së qytetarëve, përmes investimeve konkrete që ndikojnë në cilësinë e jetës së qytetarëve të Komunës së Malishevës”, tha kryetari Begaj.

Drejtori Morina, ka bërë të ditur se projekte në realizim e sipër dhe projekte që do të fillojnë gjatë kësaj jave, ose javës tjetër, janë të shumta dhe kanë të bëjnë kryesisht me infrastrukturën në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …