Anadolu Agency: Ndër 103 gjeneralët dhe admiralët e arrestuar për grusht shtet ka edhe emra të njohur

Anadolu Agency: Ndër 103 gjeneralët dhe admiralët e arrestuar për grusht shtet ka edhe emra të njohur

Agjncia e lajmeve turke, “Anadolu” bën të ditur se  në përpjekje për grusht shtet nga organizata terroriste “FETÖ”, të paktën 103 gjeneralë dhe admiralë janë arrestuar në të gjithë Turqinë. Përpjekje për grusht shtet nga ana e FETÖ-s natën e 15 korrikut u pengua, si pasojë e hetimeve të hapura në të gjithë vendin një numër i madh ushtarakësh përfshirë këtu edhe gjeneralë janë arrestuar nga forcat e sigurisë. Një pjesë e të arrestuarve momentalisht janë duke u marrë në pyetje, ndërsa 27 gjeneralë duke përfshirë edhe ish gjeneralin, Akın Öztürk sipas informacioneve të marra në rrugë zyrtare kanë dalë para trupit gjykues. Nga ana tjetër puna e forcave të sigurisë për kapjen e personave të tjerë ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër arreste ende është duke vazhduar.Ndër 103 gjeneralët dhe admiralët e arrestuar ka edhe emra të njohur që dyshohet se janë truri i kësaj tentative për grusht shteti. Komandant i Armatës së dytë gjeneral, Adem Huduti, ish-gjenerali i Forcave Ajrore, gjeneral Akın Öztürk, komandant i Armatës së 3-të, gjeneral Lejtnant Erdal Öztürk, komandant i Bazës Ajrore të katërt, gjeneral Brigade, Hakan Evrim, janë vetëm disa nga 103 gjeneralët e arrestuar nga policia turke.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …