leoni

12 vjet më parë, Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm dhe është liruar nga burgu i Tribunalit të Hagës

12 vjet më parë, Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm dhe është liruar nga burgu i Tribunalit të Hagës

12 vjet më parë, Ramush Haradinaj, është shpallur i pafajshëm dhe është liruar  nga burgu i   Tribunalit të Hagës. Lidhur me këtë, Haradinaj ka thënë se drejtësia vonon, por nuk harron, e kjo pafajësi ishte fitore për Kosovën dhe luftën heroike e të pastër të UÇK-së. Ai po ashtu shpreh besim se të pafajshëm do të dalin edhe ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, e të tjerë bashkëluftëtarë që po gjykohen në Hagë. “Titanike kanë qenë përpjekjet ndër shekuj të popullit shqiptar për lirinë e Kosovës. Heroike ka qenë lufta për çlirim e UÇK-së. Historike pavarësia e Kosovës. Në këtë rrugëtim jemi ndeshur me sfida të mëdha, një prej të cilave edhe përballja me drejtësinë ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj. Drejtësia vonon, por nuk harron. Sot mbushën 12 vjet nga pafajësia jonë në Tribunalin e Hagës, një fitore kjo, edhe për Kosovën, edhe për luftën heroike e të pastër të UÇK-së. Me besim në pafajësinë edhe të atyre që aktualisht janë në proces gjyqësor në Hagë”.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …