13 deputetë të opozitës pro serbe në Mal të Zi, arrestohen arrestohen pas incidentëve të shkaktuar në Kuvend

13 deputetë të opozitës pro serbe në Mal të Zi, arrestohen pas incidentëve të shkaktuar në Kuvend

Tetëmbëdhjetë deputetë të opozitës pro serbe në Kuvendin e Malit të Zi, janë ndaluar pas incidentëve që shkaktuan të enjten, në përpjekje për të ndaluar miratimin e një ligji të kundërshtuar nga Kisha Ortodokse serbe. Sipas të cilës, institucioni kryesor fetar në Malin e Zi, ligji mbi lirinë fetare do të çojë  në shkatërrimin e manastireve dhe kishave. Ligji, që u miratua nga mazhoranca, parashikon shtetëzimin e pronave për të cilat kisha nuk mund të dëshmojë se i përkisnin asaj para vitit 1918. Deri në atë datë, Mali i Zi nuk ishte i pavarur dhe bënte pjesë në mbretërinë e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve. Sipas mediave vendase, deputetët e Frontit Demokratik, që mbështesin pozicionimin e Kishës serbe në lidhje me këtë ligj, ndodhen aktualisht në rajonin e policisë për t’u marrë në pyetje.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …