Kryekuvendari Veseli kërkon nga qytetarët që të kenë më shumë shpresë dhe besim në institucione

Kryekuvendari Veseli kërkon nga qytetarët që të kenë më shumë shpresë dhe besim në institucione

Kardiologjia Invazive në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës është e pajisur me aparaturë moderne dhe e rinovuar tërësisht e gatshme për t’iu përgjigjur të gjitha shqetësimeve të qytetarët që kanë probleme me zemër. Përurimin e këtij reparti e ka bërë sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili. Me këtë rast, Veseli ka përshëndetur reformat që po realizohen në sektorin e shëndetësisë. Ai ka kërkuar nga qytetarët që të kenë më shumë shpresë dhe besim në institucione, ngase sipas tij, ata do të trajtohet të barabartë në çdo sektorë. Pas nisjes së shërbimit 24 orësh në Kardiologji Invazive është hequr lista e pritjes për stentim e cila vetëm gjatë vitit 2018 u ka shpëtuar qytetarëve rreth 12 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …