15 Janar 1999 – Reçak: Dëshmorët e Zonës Operative të Neredimës në Mbrojtje të Popullatës Civile

Më 15 janar, në Reçak,  në përpjekje për ta mbrojtur popullatën e rrezikuar në mënyrë fatale nga barbarët serbë kanë rënë dëshmorë, luftëtarët e UÇK-së të Zonës Operative të Neredimës:  Ali Beqa nga Pusteniku i Kaçanikut, Ismail Luma nga Kraishta e Lypjanit,  Mehmet Mustafa,  Shaqir Berisha,  Kadri Syla, Enver Rashiti, të gjithë nga Reçaku, Skënder Çarri nga Graiçevci, Nazim Kokollari nga Budakova dhe Sadik Mujota nga Mallapolci. Me rastin e rënies së Sadik Mujotës është vrarë  edhe bija e tij Hanëmshaheja 16-vjeçare.  Janë shpallur dëshmorë edhe të rënët e asaj dite: Hasan Bilalli, Sadik Osmani, Nexhat Ramadani dhe Ragip Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …