15 njerëz i ka vrarë e dhjetëra i ka plagosur sulmuesi, David Kozak afër një universiteti në qendër të Pragës, në Çeki

15 njerëz i ka vrarë e dhjetëra i ka plagosur sulmuesi, David Kozak afër një universiteti në qendër të Pragës, në Çeki

Policia çeke thotë se 15 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur nga të shtënat e raportuara pranë një universiteti në qendër të Pragës, ndërsa sqaroi se personi i armatosur. David Kozak, ishte eliminuar. Mediat çeke raportuan se të paktën 15 persona vdiqën gjatë duke përfshirë edhe personin e armatosur. Raportet sugjerojnë se incidenti ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Sharls, që ndodhet në sheshin Jan Palah. Autoritetet thanë se i gjithë sheshi dhe zona përreth ishin të mbyllura.  Mendohet se sulmuesi është frymëzuar nga masakra të ngjashme që kanë ndodhur jashtë vendit. Të shtënat masive nuk janë të lidhura me terrorizmin ndërkombëtar, thotë policia.

Kontrolloni gjithashtu

Flakadanët e lirisë në Gllogjan, mesazhi i Dukagjinit para verdiktit të Hagës: “Çlirimtarët nuk janë vetëm”

Gllogjani është bërë të dielën një tjetër pikë e mobilizimit publik në prag të shpalljes …