16 vite nga masakrimi i dhjetë civilëve shqiptar në Luboten të Shkupit

16 vite nga masakrimi i dhjetë civilëve shqiptarë në Luboten të Shkupit

Sot bëhen 16 vjet nga masakra e Lubotenit, kur forcat maqedonase të sigurisë vranë dhjetë civilë shqiptarë në këtë fshat të Tetovës. Ky përvjetor gjithmonë është i dhimbshëm për banorët e këtij fshati dhe gjithë shqiptarët në Maqedoni, pasi që përkujton masakrën kur forcat maqedonase të sigurisë vranë 10 civilë shqiptar. Atë mëngjes të 12 gushtit të vitit 2001 u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore – ushtarake në fshatin Luboten ku vranë dhjetë civilë shqiptarë, në mesin e tyre edhe fëmija 6 vjeçar Erxhan Aliu, si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili. Në këtë aksion u dogjën 14 shtëpi të fshatit, ndërsa u arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë të fshatit, me arsyetimin e operacionit se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së.

 

Rasti i Lubotenit ishte një ndër rastet e vetme që u procesuan dhe u gjykuan nga Tribunali Ndërkombëtarë për Krime Lufte, me ç’rast për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë u dënua ish-pjesëtari i lartë i forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski, ndërsa i akuzuari i parë ish-ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski u lirua nga akuza. Johan Tarçullovski u dënua nga Gjykata e Hagës me 12 vjet burg për vrasje, thyerje të ligjeve të luftës, torturë dhe shkatërrim të pasurisë, por ai tanimë ndodhet në liri pas mbajtjes së 8 viteve burg. Nga ana tjetër, Tarçullovski, por edhe Boshkovksi nga ana e shtetit konsiderohen dhe nderohen si heronj kombëtar të konfliktit të vitit 2001.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …