Më 11 shtator të vitit 2001, u kryen sulmet më të tmerrshme terroriste në Shteteve e Bashkuara të Amerikës, ku me aeroplan të rrëmbyer terrorist u shembën kullat binjake në Nju Jork dhe u sulmua pentagoni, ku humben jetën mijëra qytetarë. Në 16-vjetorin e kësaj ngjarje, Kosova e kujton këtë ditë të kobshme për SHBA-të dhe gjithë demokracinë botërore. Nesër, Kuvendi i Kosovës në bashkorganizim të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Policisë së Kosovës, Agjencioni për Menaxhimin e Krizave, Zjarrfikësit e Prishtinës, Qendra e Mjekësisë Urgjente dhe nxënësit e shkollës së Mesme “Hivzi Sylejmani”, Fushë Kosovë organizojnë aktivitete te shtatorja në sheshin ‘Bill Clinton’ në nderim të viktimave të 11 shtatorit. Gjithashtu, gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 12:00 në sheshin ‘Nënë Tereza’ hapet ekspozita me fotografi që i dedikohen ngjarjes së 11 shtatorit 2001 si dhe fotografi nga aktivitetet e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Klimës COP 29
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të niset sot për një vizitë dy ditore në …