Masakra e Izbicës

17-vjet nga dita kur barabaroidët serbë masakruan 150 shqiptarë në Izbicë të Drenicës

Më 28 mars të vitit 1999, pas masakrave fashiste serbe  në Krushë të Madhe, Celinë, Fortesë, Brestoc, Therandë, lubia serbe sërish kishte mësyrë fshatrat e Drenicës. Atë ditë të ftohtë marsi  ushtarët e policët serbe plojën e tyre të krimit e shtazarakisë  e derdhën mbi popullatën e disa fshatrave të Drenicës, pikërisht  në fshatin Izbicë, ku ishin strehuar mijëra vetë. Atë ditë ushtarët e policët serbë me urdhër të komandantit të tyre Dikoviq vranë e masakruan mizorisht 150 shqiptarë, burra, gra madje edhe një foshnje gjashtë muajsh.  Të rёnët dhe të martirizuarit nё Masakrёn e Izbicёs, ishin banorë të këtij fshati dhe fshatrat përreth: Leçinë, Burojë, Vajanik, Kllodernicë, Ozdrim, Pemishtë, Shpat, Kërnicë.

Ish-komandanti i Brigadës së 37 të motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë, Ljubisha Dikoviq, për merita në luftën e Kosovës, veçanërisht për masakrat  që kishte kryer në Drenicë kundër popullatës shqiptare nga një epror i thjeshtë kishte arritur të bëhej shef i Shtabit të Ushtrisë së Serbisë. Pas luftës së Kosovës, përveç Dikoviqit, të graduar për merita lufte ishin edhe rreth 70 për qind e kuadrit ushtarak të Serbisë që kanë luftuar në Kosovë, të cilët ende janë pjesë e armatës serbe. Në bazë të akuzave për vepra penale, të prezantuara  nga Fondi për të Drejta Humanitare të Serbisë  prokuroria për krime lufte e Serbisë është duke e hetuar shefin e Shtabit të Ushtrisë së Serbisë, Ljubisha Dikoviq, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në fshatrat Izbicë, Rezallë dhe fshatra të tjera të Drenicës dhe të Kosovës në vitin 1999, sidomos në muajt mars prill maj, pas sulmeve ajrore të NATO-së kundër makinerisë serbe të krimit. Prokuroria serbe e Vuçiqit, Daçiqit dhe Nikoliqit nuk ka ngritur akuzë kundër Shefit të Shtabit, Dikoviq meqë ai sipas tyre është hero dhe jo kriminel serb.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …