RKL: Fushata kundër vlerave të UÇK-së vazhdon, por ata që bashkuan armët për çlirimin e Kosovës, “prej luftës nuk largohen...” I

RKL: Opozita duhet të gjejë forcë për unifikimin dhe veprime më energjike, sipas motos “ E mira e përbashkët i vihet para dëmit të veçantë”

“Përçarjet” që janë evidentuar në radhët e opozitës janë dhjetëfishuar nga “jugo-gazetarët” dhe ish-jurishnikët e bashkim vëllazërimit, sepse ata presin duar hapur shkatërrimin e opozitës. Zërat se opozita është përçarë, se ajo ka marrë fund, se Ramushi kishte, apo nuk kishte të drejtë e të tjera yshtje si këto, pa dyshim se burojnë nga disa plasaritje brenda opozitës, që nuk janë më të thella sesa përçarjet apo plasaritjet brenda LDK-PDK-së e partive të tjera. Dallimi është se partitë e opozitës nuk i fshehin qëndrimet e veprimet e tyre, ndërsa nga arbitrarizmi që mbretëron në PDK e në LDK, nuk guxon ta ngreh zërin asnjë deputet, dhe kjo u pa  më së miri me rastin e votimit të Hashim Thaçit në postin e  kryetarit të Kosovës. Më kot ishin betuar “në kryq e Vilikdan” disa deputetë për të mos e votuar Thaçin, por autoriteti dhe shikimi arbitrar i Isa Mustafës, duke ua përkujtuar pasojat, i kishte djegur  për së gjalli.

Uniformiteti, disiplina e hekurt partiake, që mbretëron në partitë e koalicionit nuk është aspak karakteristikë e partive të Opozitës, në radhë të parë sepse aty bashkimi ka qenë dhe mbetet fakultativ dhe nuk manifestohet  niveli i arbitraritetit dhe ‘disiplinës” autoritare partiake.

Nuk duket aspak e besueshme se opozita paska dështuar për shkak se ka dështuar apo është shtyrë për një herë tjetër, një protestë e paralajmëruar kohë më parë.

Opozita ka krijuar një kapital shumë të madh politik me veprimet e vete aktive e pasive. Ai kapital duhet të ruhet, me qëllim që të ruhet uniteti brenda opozitës dhe të vazhdojnë veprimet konkrete për zbatimin e kërkesave drejtuar Qeverisë, pavarësisht se Isa Musfata e Hashim Thaçi e kanë bërë të ditur se kurrë nuk do t’ i lëshojnë postet, në asnjë mënyrë, në asnjë rrethanë, sepse qëllimi i tyre primar dhe i fundit është ta ruajnë pushtetin,  për ta zhvatur atë dhe për t’i realizuar qëllimet e tyre klanore, përfitimet e favoret që nuk kanë të sosur, krejt këto nën maskën e ruajtjes së Republikës, rendit dhe sigurisë.

Pavarësisht fushatës së disa medieve për t’ i dhënë flakë e zjarr përçarjes, për të nxjerrë në sipërfaqe mospajtimet apo kundërshtimet e hershme, krerët e opozitës kanë shumë përgjegjësi, në radhë të parë për ta shpëtuar vendin nga kriza, ku e ka katandisur Qeveria e papërgjegjshme, e cila nuk heq dorë nga marrëveshjet me Serbinë për krijimin e republikës  serbe në veri të Kosovës, si dhe lidhjen horizontale dhe vertikale të këtij të quajturi “Asociacion” me enklavat e kishat serbe. Me ato lëshime e nënshkrime, me ato lëshime fatale për ardhmërinë e vendit, ata kanë siguruar qeverisje pa afat, duke pasur përkrahjen e Brukselit, Beogradit, Moskës, madje shumë prej “miqve të deklaruar ndërkombëtarë” dhe krejt qarqeve antishqiptare, të cilat po bëjnë përpjekje t’i  deformojnë kërkesat reale të opozitës, për ta paraqitur atë si lëvizje anarkike.

Krerët e opozitës së bashkuar, si asnjëherë më parë duhet të tregojnë maturi, përgjegjësi, fleksibilitet të natyrshëm, evitimin e ndonjë mosmarrëveshje që nuk çon peshë, si dhe mos përfilljen e zërave zevzekë dhe gagaritës, të cilët rrahin gjoks për merita, nga frika se po u harrohen ato.

Opozita nuk guxon të dështojë, pas tërë këtij kapitali që ka krijuar, sepse zbehet qëllimi i vërtetë i veprimeve të deritanishme dhe krijohet përshtypja se tërë ai kapital paska qenë për ta marrë pushtetin dhe jo për ta ruajtur vendin nga marrëveshjet e dëmshme që rrezikojnë ardhmërinë, zhvillimin e përparimin. Bashkëveprimi për një qëllim i cili konsiderohet jetik për vendin duhet reflektojë sipas motos të traditës dokesore shqiptare “E mira e përbashkët i vihet para  dëmit të veçantë”.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Musliu dhe Gurakuç Kuçi: SKENARËT PAS BANJSKËS DHE LUFTA HIBRIDE RUSO-SERBE NË KOSOVË

Në përvjetorin e sulmit në Banjskë, qëllimet e këtij akti të dhunshëm rifreskohen me një …