18 bletarë vitias kanë përfituar 90 koshere me bletë

Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka subvencionuar sot 18 bletarët vitias me nga 5 koshere me bletë, në kuadër të përkrahjes së fermerëve, të cilët vitin e kaluar kanë përfituar edhe centrifuga. Me këtë rast, në pranim dorëzimin e tyre ka marrë pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, në vazhdimësi është duke ndihmuar fermerët vitias por edhe bletarët duke ditur rëndësinë e tyre për gjenerimin e të hyrave dhe zhvillimin e vendit. Ndërsa drejtori Pira, theksoj se furnizimi i bletarëve me koshere me bletë është bërë nga buxheti komunal i Vitisë. Përndryshe, bletarët janë shprehur të kënaqur me ndihmën që po iu ofrohet në vazhdimësi, dhe kanë falënderuar kryetarin Haliti dhe Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, për përkrahjen e vazhdueshme, duke e cilësuar atë si jetike dhe shumë të rëndësishme për zhvillimin e bletarisë në këtë komunë.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Shkolla “Bajram Curri” në Krushë të Madhe furnizohet me pajisje laboratorike

Drejtoria për Arsim në komunën e Rahovecit, ka filluar furnizimin e shkollave të komunës së …