18 Qershori, përveç Ditë e Çlirimit, caktohet edhe Ditë e Dëshmorëve

Kuvendi Komunal i Skenderajt me shumicë absolute të votave ka votuar për caktimin e datës 18 qershor si ditë e përkujtimit për të gjithë dëshmorët, martirët dhe të rënët tjerë të komunës. Kjo datë është propozuar nga shoqatat e dala nga lufta, respektivisht nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, e cila ka zhvilluar një dialog me familjet e dëshmorëve, në funksion të harmonizimit të qëndrimeve sa i takon caktimit të një date. Në kuadër të kësaj, rreth 140 familje kanë nënshkruar kërkesën për datën e 18 qershorit që të jetë ditë e përkujtimit. Më pas, kërkesa i ka shkuar Zyrës së Kryetarit, ku i pari i Komunës, Fadil Nura, e ka proceduar për në Kuvendin Komunal. Pas diskutimeve dhe informatave relevante të seancës së sotme të Kuvendit, kryetari Nura, duke u kërkuar anëtarëve të Kuvendit që në këtë pikë të jenë unik, duke e votuar propozimin, i cili edhe gjeti përkrahjen në votim, tha se edhe organizimi institucional për ditën e dëshmorëve do të jetë më i dinjitetshëm dhe përmbajtjesor me akademi përkujtimore dhe aktivitete të tjerë e ku do të përfshihen në përkujtim institucional të gjithë dëshmorët, martirët dhe të rënët për liri. Pra, që nga sot, edhe zyrtarisht 18 qershori, përveç si Ditë e Çlirimit, do të jetë edhe Ditë e Dëshmorëve të Skenderajt.

May be an image of 2 people, people sitting and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …