18-vjetori i Betejës së Rahavecit i rënies së 24 dëshmorëve e më shumë se 100 martirëve

18-vjetori i Betejës së Rahavecit, i rënies së 24 dëshmorëve e më shumë se 100 martirëve

Njëra ndër betejat e para frontale të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave policore e ushtarake serbe,  ka qenë Beteja e Rahovecit, e zhvilluar prej 19 deri më 24 korrik të vitit 1998.  Sulmi i koordinuar i njësiteve të UÇK-së të Anadrinit e Llapushës, i ndihmuar edhe nga luftëtarë të Drenicës e Dukagjinit kishte bërë që të dëboheshin me humbje forcat serbe nga Rahaveci dhe qyteti të çlirohej nga forcat e UÇK-së,  të cilave u printe komandanti, Agim Qelaj, dëshmor i kombit. Më 19 korrik dhe në ditët pasuese përveç Agim Qelajt në luftime ballë për ballë kundër forcave serbe kanë rënë edhe: Sadik Shala, Liman Gega, Faik Rama, Gëzim Hamza e Abdullah Bugari. Në vazhdim të luftimeve përreth rajonit të Rahavecit kanë rënë edhe: Hamdi Berisha, Gani Paçarrizi, Afrim Krasiqi, Agim Kelmendi, Skënder Kastrati, Tafil Zyberaj, Mizahir Isma, Arian Brahimi nga Shkodra, Bekim Isma, Eshrafedin Kastrati,  Remzi Ukshini, Gëzim Mullabazi, Samir Hurkasa, Xhafer Nurkasa, Xhevat Kasapi,  Habib Berisha, Ramadan Morina e Ruzhdi Xhyliqi.

Rahavaci kishte rënë më 24 korrik 1998, me ç’ rast forcat ushtarake e policore serbe me një aksion të koordinuar nga radhët që i kishin dislokuar në: Zaqisht, Apterush, Hoqë e Madhe dhe ato nga Ganizoni i Prizrenit,  kishin hyrë në Rahavec dhe kishin vrarë e maskaruar popullatën civile shqiptare, në “Teqen e Sheh Myhedinit”,  ku u vranë të gjithë besimtarët dhe popullata që në ato çaste kishte gjetur strehim në Teqe, si dhe Shehu i Teqesë.  Beteja e Rahavecit ka qenë njëra ndër betejat më të mëdha të vitit 1998, por edhe beteja e parë frontale, e cila pati jehonë të madhe në mobilizimin e radhëve të UÇK-së, pavarësisht pasojave dhe masakrave që kreu regjimi kriminal e barbar serb kundër popullatës civile shqiptare.  (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …