Isa Mustafa

Çka shënon 31dhjetori i vitit 1988, sipas Facebook-ut të kryeministrit, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se të gjithë ata që po flasin për kufirin, paskan nevojë t’i lexojnë dokumentet themelore të shpalljes së pavarësisë. Ai ka cituar disa pika të “Deklaratës së Pavarësisë” në lidhje me këtë çështje. Është shumë e qartë se pavarësia nuk është shpallur në bazë të hartave të viteve të tridhjeta, të dyzeta apo të pesëdhjeta të shekullit të kaluar, por mbi bazën e territorit që Kosova ka pasur në vijat kufitare më 31 dhjetor të vitit 1988, ka shkruar Mustafa në rrjetin e tij social në “Facebook”. Nëse kryeministri nuk e ka shënuar gabimisht datën 31 dhetor 1988, duhet t’ i përkujtojmë se deri në atë datë ai e shumë titisë e rankoviçistë të tjerë ende ishin zyrtarë të regjimit të Milosheviqit, i cili më 28 mars 1989, tre muaj më vonë  kishte suspenduar edhe autoniminë e Kosovës, ku asokohe kishin sunduar nën Beogradin: Isa Mustafa, Rrahman Morina, Jusuf Karakushi, Ilaz Ramajli, Ilaz Kurteshi, Ibush Kllokoqi, Selim Brosha, Sejdo Bajramoviqi, Tefik Llukiqi, Reshat Millaku, Enver Maxhuni, Lutfi Ajazi, Basri Pllana,  dhe mbetja e fundit  e  mercenarëve të Jugosllavisë.  Në historinë më të re të Kosovës, data 31 dhjetor 1988 nuk del askund e shënuar përveç në facebook-un e Isa Mustafës, interpretuar nga Plani i Ahtisarit, që ka të bëjë me kohën tre muaj pas suspendimit edhe formal të Autonomisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …