Arian Galdini: Thirrjet për grusht shtet në një vend të huaj, janë thirrje që duhet të dënohen

Arian Galdini: Thirrjet për grusht shtet në një vend të huaj, janë thirrje që duhet të dënohen

Kryetari i partisë LDE që vepron në Republikën e Shqipërisë, Arian Galdini në një prononcim për portalin “TetovaSot” vlerëson se shqiptarët që luftojnë në vende të huaja, ose që nxisin njerëz për të marrë pjesë në grusht shtete të huaja janë shqiptarë të këqij ose anti shqiptarë. Grusht shteti i dështuar në Turqi, nxiti debate të shumta ndërkombëtare, rajonale dhe lokale midis shqiptarëve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë, ishin të ndarë, ku një pjesë mendonin se duhet përkrahur legjitimiteti i qeverisë së Republikës së Turqisë, ndërsa pjesa tjetër, pakicë, drejtuese e medieve, ftonin që të qytetarët shqiptarë që gjatë periudhës së grusht shtetit janë në Turqi të rreshtohen me ushtrinë dhe të marrin pjesë në thellimin e trazirave në vend. Para disa kohësh, në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni u miratuan disa ligje, ku dënohen me burg ata të rinj e të reja shqiptare që nxisin ose marrin pjesë në luftime dhe trazira në vende të huaja. Ajo që nxirret në pah, është selektiviteti i zbatimit të këtyre ligjeve. A duhet këto ligje të vlejnë njëjtë si për hoxhallarët që u futën në burg me arsyetimin se kanë ftuar në luftë për në Siri, si për gazetarët dhe pronarët e medieve që bënë thirrje publike për t`u rreshtuar me ushtrinë në Turqi e për krijimin e trazirave atje?

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …