leoni

Sulmet ajrore të NATO-s

19 vite më parë ka filluar sulmi ajror i NATO-s kundër caqeve të ushtrisë dhe policisë serbe

Sonte në mbrëmje mbushen plot  19 vjet  nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë që përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi. Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë kryetari i Amerikës  në atë kohë Bill Clinton. Ai kishte mbajtur para popullit amerikan fjalimin duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, kishte thënë Presidenti Clinton. Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviç dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë ta lëshojnë territorin e Kosovës.Kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga formimi i saj, e cila njihet edhe si ndërhyrja historike.

NATO i shkatërroi Ushtrisë Jugosllave 93 tanke, 153 mjete tjera transportuese luftarake. Gjatë bombardimeve janë bërë 38.000 fluturime, 10.000 bombardime dhe 2700 misione kundërajrore. Sulmet nisën me më pak se 400 aeroplanë, ku NATO përfundoi bombardimet me 1100 aeroplanë të të gjitha llojeve më moderne, ku kishte edhe të tillë që për herë të parë ishin përdorur në këtë fushatë sulmesh kundër Serbisë. Asnjë ushtar i NATO-s nuk humbi jetën gjatë bombardimeve kundër forcave serbe, ndërsa 545 ushtarë, dhe 33 të tjerë  të zhdukur, të Ushtrisë jugosllave gjetën vdekjen gjatë 78 ditë të bombardimeve (Një raport i NATO-s)

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …