19 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, e cila luftën e fituar të shqiptarëve e varrosi në një kompromis të dhembshëm

19 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, e cila luftën e fituar të shqiptarëve e varrosi në një kompromis të dhembshëm

Marrëveshja e Ohrit e 13 gushtit të vitit 2001 u arrit pasi forcat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kishin avansuar në terren dhe po bëheshin gati të hynin në Shkup. Me qëllim për të mos lejuar ndarjen e këtij Shteti, faktori ndërkombëtar i bëri presion kreut politik të luftës, i cili  edhe nën ndikimin e politikës pacifiste të Tiranës e të Prishtinës, pranoi të nënshkruajë një marrëveshje, e cila i dha fund luftës, por shqiptarët nuk fituan asgjë më shumë se një autonomi kulturore dhe pak më shumë të drejta demokratike. Maqedonia e Veriut mbeti shtet unitar i sllavomaqedonëve.

Marrëveshja e Ohrit 19 vjet pas nënshkrimit ende nuk është realizuar në shumë segmente.

Shqiptarëve, që përbëjnë rreth 40% të popullsisë, tani iu garantohet e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, si dhe e simboleve kombëtare krahas gjuhës dhe simboleve shtetërore maqedonase. Parimet bazë të kësaj Marrëveshjeje janë. 1. Ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve te lira dhe demokratike 2. Garantimi i sovraniteti dhe integritetit territorial të Maqedonisë. 3. Konfirmohet karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase 4. Ndërtim i shtetit demokratik 5. Zhvillimi i pushtetit vendor.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …