200 familje nga komuna e Skenderajt me asistencë sociale përfitojnë mish

Dyqind (200) familje nga komuna e Skenderajt, që shfrytëzojnë asistencën sociale, kanë qenë përfituese të ndihmës së radhës nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, e cila udhëhiqet nga hoxha Halil Kastrati. Fal ndihmës dhe mbështetjes së kësaj shoqate për familjet nevojtare të Skenderajt, të enjten, në Qendrën për Punë Sociale, u janë shpërndarë nga 5 kilogram mish 200 familjeve që janë në listën e përfituesve të asistencës sociale. Përfituesit janë shprehur të kënaqur me këtë ndihmë, duke e vlerësuar kontributin e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe të Komunës së Skenderajt. Komuna e Skenderajt ndërkaq, përfiton nga rasti t’iu shpreh falënderim publik Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, e udhëhequr nga hoxha Halil Kastrati, si dhe Qumështores “Drena” në Skenderaj, me pronar Rrustem Rukolli, që ka ndihmuar transportin e mishit, nga qyteti i Prizrenit deri në Skenderaj.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …