2000 punëtorë teknikë të spitaleve në gjithë vendin nga sot hyjnë në grevë për shkak të mos realizimit të kërkesave të tyre

Punëtorët teknikë të spitaleve në gjithë vendin nga sot hyjnë në grevë për shkak të mos realizimit të kërkesave të tyre

Rreth 2000 punëtorë teknikë në spitalet e Kosovës sot do të hyjnë në grevë, pas mos realizimit të kërkesave për pagesat shtesë nga Qeveria, ashtu siç janë paguar kategoritë tjera në sektorin e shëndetësisë. Kryetari i Sindikatës se Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi dje ka bërë të ditur se në të gjithë vendin, me përjashtim të QKUK-së, do të futen në grevë. Ai thotë se pronarët e kompanive nuk duhet t’iu bëjnë presion punëtorëve për mbajtjen e grevës, pasi punëtorët janë duke kërkuar të drejtat e tyre. Greva sipas tij, po mbahet me kërkesën e rreth 2000 punëtorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Jefry Hovenier: Kosova rrezikon të humbë besimin e SHBA-së nëse nuk vepron për projektet e gazit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova mund të …