Ministri Nitaj ka kërkuar anulimin e konkursit përpara se të reagonte Ambasada britanike Nr. 24/21

Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, ju njoftojmë se shkrimet e publikuara në disa portale se “Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Nitaj pas reagimit të Ambasadës britanike, kërkon anulimin e zgjedhjes se kryeshefit ekzekutiv të Infrakos-it”, nuk janë të sakta.

Ministri Muharrem Nitaj ka kërkuar anulimin e këtij konkursi përpara se të reagonte Ambasada britanike, reagimi i se cilës ka ardhur më pas, e si mbështetje qëndrimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit për të mos proceduar me zgjedhjen e bordeve të reja të ndërmarrjeve publike, e të cilin e vlerësojmë pa asnjë dyshim.

Ne duam të besojmë se gabimi ka qenë i paqëllimshëm, por pavarësisht, informimi gjysmak apo gjysmë i vërtetë mund të krijojë pasqyrë të gabuar, duke qenë edhe në kundërshtim me interesin e opinionit publik.

Prishtinë, 12.03.2021

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Lamtumirë bashkëluftëtari dhe miku im, Shaban Bujupi

Lamtumirë bashkëluftëtari dhe miku im, Shaban Bujupi. Sot u shua një zemër që rrahu me …