Ish-ministri Armend Zemaj dyshon se numri i rasteve të infektuarve me Covid-19 në vend nuk është real

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se Kosova është shembull në rajon, sa i përket menaxhimit me pandeminë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se ministria që ai e drejton ka bërë të gjitha përgatitjet për vaksinimin e qytetarëve. Ai gjatë takimit të komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19, tha se janë angazhuar maksimalisht në luftën kundër virusit. “Ministria e Shëndetësisë bashkë me institutin ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për vaksinim. Jemi të angazhuar me partnerët tanë, dhe me prodhuesit për të siguruar vaksinimin. Qeveria e Kosovës ka paraparë 40 milionë euro për vaksinat anti-Covid për vitin 2021, ndërsa vaksinat do të jepen falas për qytetarët”, tha ai. Sipas tij, Kosova është shembull në rajon, sa i përket menaxhimit me pandeminë.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka deklaruar se sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës, duhet të pezullohen

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka deklaruar se masat e vendosura nga Bashkimi …