Më 14 dhjetor 1998

22-vjet më parë, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, ka rënë komandant, Mujë Krasniqi dhe 42 bashkëluftëtarë

22-vjet më parë më 14 dhjetor të vitit 1998, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, një formacion luftarak i UÇK-së, në krye me komandantin, Mujë Krasniqi, kishte rënë në pritë të forcave policore dhe ushtarake serbe. Gjatë luftimeve krejtësisht të pabarabarta kanë rënë dëshmorë pjesëtarë të radhëve të UÇK-së, nga Zona Operative e Drenicës, Pashtrikut e zonave të tjera,  në mesin e tyre edhe Komandanti, Mujë Krasniqi me bashkëluftëtarët e tij. Në mëngjesin e acartë të dimrit në Pashtrik, në relacionin “Lkenet e Hasit-Gorozhup”, me të rënë agu i parë mëngjesor, forcat serbe, të cilat paraprakisht kishin zënë pritë, godasin mu në mes të kolonës, me qëllim të krijimit të hutisë. Lufta nis nga të tri anët ku ishin pozicionuar forcat armike. Luftimet ishin  zhvilluar fyt për fyt me forcat ushtarake e policore serbe. Breshëria e armës armike kishte përshkuar trupin e Mujë Krasniqit, të Beqir Gashit, Ali Krasniqit, Rifat Mëziut dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë. Disa prej tyre kishin mbetur në dëborë dhe ishin ngrirë. Disa të tjerë ishin plagosur dhe ishin tërhequr nga bashkëluftëtarët e tyre,  nëntë prej tyre, shumica të plagosur dhe gati të ngrirë nga acari,  ishin zënë robër nga forcat armike, të cilat po ashtu kishin pësuar humbje të konsiderueshme.

Më 14 dhjetor të vitit 1998, në vendin e quajtur Likenet e Hasit, gjatë luftimeve, në një pritë të forcave ushtarake e policore serbe  në Gorozhup të Pashrikut kanë rënë dëshmorë:

Mujë Krasniqi, Afrim Musliu, Agim Mziu, Agron Mehmeti, Ali Krasniqi, Arben Hyseni, Astrit Bytyçi, Avni Kutllovci, Bashkim Krasniqi, Bekim Bytyqi, Beqir Gashi, Besim Qarri, Enver Olluri, Fadil Rashiti, Faton Gjylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Haki Prokshi, Hazir Selimaj, Hazir Kryeziu, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Ilir Asllani, Isa Morina, Isa Olluri, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Luljeta Shala, Mentor Ibriqi, Mevlan Hoxha, Muhamet Dervishi, Maliq Karaçica, Naser Kelmendi, Qamil Olluri, Ramadan Elshani, Rifat Mziu, Selim Selimi, Sylejman Elshani, Qenë Qenaj, Veli Ballazhi, Xheladin Xheladini dhe Xhevat Thaçi.

Po atë ditë, disa nga luftëtarët e UÇK-së kishin arritur të tërhiqeshin bashkë me të plagosurit të cilët i kishin bartur deri në bazat e UÇK-së në Shqipëri. Forcat serbe kishin kapur gjallë por të plagosur rëndë, edhe 9 luftëtarë të UÇK-së dhe i kishin dërguar në Burgun e Nishit, të cilët tri javë më vonë me ndërmjetësimin e OSBE-së ishin shkëmbyer me tetë ushtarë dhe eprorë serbë, të cilët i kishin zënë rob luftëtarët e Zonës së Shalës së UÇK-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Sajid Iravani, ka thënë se Izraeli e di mirë, cila do te jetë hakmarrja e dytë, e njëmendtë

Ambasadori iranian, në OKB,  Amir Sajid Iravani, gjatë takimit urgjent në Këshillin e Sigurimit, të …