24 kryetarë e ish kryetarë të nëndegëve të PDK-së mbështesin Bekim Jasharin

24 kryetarë e ish kryetarë të nëndegëve të PDK-së mbështesin Bekim Jasharin

Sot, kryetari i tanishëm dhe i ardhshëm i Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me bartësin e listës për kuvend komunal, Nuredin Lushtaku, ka takuar kryetarë e ish kryetarë të nëndegëve të PDK-së në Skenderaj, të cilët i falënderoj për mbështetjen e pa rezervë që po i japin kandidaturës së tij për kryetar komune edhe për një mandat.

Kryetari Jashari theksoj se mbështetja e tyre dhe e qytetarëve të Skenderajt me shumicë absolute, është obligim dhe përgjegjësi për të që të vazhdoj të punoj në jetësimin e amanetit të dëshmorëve e martirëve të lirisë, për të pasur shtet të zhvilluar dhe mirëqenie për të gjithë.

Nga ana tjetër kryetarët dhe ish kryetarët e nëndegëve, duke shprehur mbështetjen e pa rezervë për kryetarin Jashari deklaruan që e ndjejnë obligim që të përkrahin nipin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, djalin e heroit tonë Hamëz Jashari, pasi që sipas tyre familja Jashari është mbi partitë politike, mbi çdo interes grupor e individual.

Sipas tyre, vota për Bekim Jasharin është votë për të kaluarën tonë, luftën e shenjtë të UÇK-së dhe idealet tona shekullore për Liri e Pavarësi.

#idealpërskenderaj

#ideal113

Shtabi Zgjedhor i Listës së Pavarur Bekim Jashari 

Kontrolloni gjithashtu

Perparim Gruda

Përparim Gruda: Tirana nesër është zëri i të gjithë shqiptarëve

Gjykata Speciale në Hagë është ngritur mbi bazën e raportit të Dick Martyt, i miratuar …