Në Malishevë mbahet debati “Bashkë kundër kancerit të gjirit”

Debati me temën” Bashkë kundër kancerit të gjirit”, u realizua nga Zyra për Barazi Gjinor, në bashkëpunim me QKMF-në ”Dr. Shpëtim Robaj”, dhe u mbështet nga, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, përmes pjesëmarrjes së Blerta Krasniqi, shefe e kabinetit, e cila tha se. ”Përkushtimi i kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, për aktivitetet të cilat kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve, në veçanti për parandalimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe vetëdijësimin të qytetarëve për kontrollime  të kësaj sëmundje, mbështetja institucionale nuk do të mungoi asnjëherë”. Debatin me gratë e pranishme e drejtoi, Vera Bytyçi, zyrtare për barazi gjinore, kurse ligjëratën dhe për pyetjet e ngritura nga gratë u përgjigj, Dr. Ganimete Bytyçi. Ky aktivitet u mbajt në shenje të muajit tetor, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ku gratë ndanë edhe përvojat e tyre për përballjen me kancerin e gjirit, në fund të pranishmëve ju shpërnda edhe fletpalosja.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

44 mësimdhënës të arsimit fillor (niveli 1-5) ndjekin trajnimin për karrierë

Nën organizim të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, të mërkurën ka …