Në Suharekë u mbajtë Akademi solmne në Ditën e çlirimit

Komuna e Suharekës, në Ditën e çlirimit, në përkujtim të të rënëve ka mbajtur Akademinë solemne, ku fjalë rasti ka mbajt kryetari i Komunës z. Sali Asllanaj i cili ka fol për heroizmin e treguar  të luftëtarëve të UÇK-së gjatë betejave të lavdishme. Ai ka fol edhe për gjendjën e krijuar tash pas 17 vite lirie kur tha se  “jemi larg  asaj për të cilën kemi luftuar edhe ne si Suharekë, por edhe si Kosovë”.  Ndërsa si zakonisht për  më të merituarit edhe sivjet janë ndarë mirënjohje dhe shpërblime. Mirënjohja më e lartë “Emblema e Artë “ sivjet iu nda ish drejtorit të IGK “Ballkani”, Bajram Hamdi Bytyçit. Ndërkaq çmimet 13 Qershori i morrën  Rifat Kabashi, Sali Zogaj, Skender Berisha, Fazli Bytyçi, Azem Hoxha dhe Islam Bytyçi.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …