Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj gjatë qëndrimit në Gjilan ka deklaruar se derisa po luftojnë për demarkacionin me Malin e Zi, nuk po luftojnë vetëm për territor, por po luftojnë që Serbia mos të vijë në paralagje të Gjilanit, pasi me demarkacionin me Serbinë, më së shumti do të preket Anamorava. Fatmir Limaj ka marrë pjesë në Kuvendin e parë zgjedhor në Gjilan, ku është zgjedhur Këshilli i Degës prej 41 anëtarëve, dhe ka përzgjedhur 31 emra për delegatë në Kuvendin Zgjedhor të Nisma-s për Kosovën. Ndërkohë, Këshilli i Degës do të zgjedh kryetarin dhe anëtarët e kryesisë. Limaj me këtë rast u ka bërë thirrje pjesmarrësve në Kuvend, që t’i ndëshkojnë me votë ata që kanë keqqeverisur, që kanë manipuluar dhe gënjyer qytetarët tërë këto vite. Kryetari i Nismës për Gjilanin, Bajram Hasani, ka shpalosur punën e degës që ai ka udhëhequr gjatë këtyre dy vjetëve. Ai ka falënderuar për punën gjithë anëtarët e Nismës duke përfunduar se rruga e Nismës nuk ka qenë fare e lehtë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …