MBPZHR dhe GIZ do të vazhdojnë bashkëpunimin, në veçanti në promovimin e verës

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi  ka takuar të hënën Ottilie Mooshofer, shefe e ekipit të projektit ”Rritja e konkurueshmërisë së sektorit privat në zonat rurale”, në kuadër të organizatës gjermane GIZ.

Ministri e uroi zonjën Mooshofer për detyrën dhe shprehi falënderim për mbështetjen që GIZ deri më tani ka dhënë dhe po jep për bujqësinë në Kosovë, në veçanti në promovimin e verës.

Ai foli për të arriturat e deritanishme në bujqësi, investimet që po bëhen nga MBPZHR-ja në shumë dimensione. Gjithashtu ai foli edhe për disa nga sfidat që ka sektori, e për të cilat po punohet që të tejkalohen.

Ministri vlerësoi se projektet e përbashkëta të GIZ-it dhe MBPZHR-së kanë dhënë rezultate të mira dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm, në veçanti në promovimin e verës nga Kosova në ngjarje të rëndësishme promovuese në botë.

Nga ana e saj, Ottilie Mooshofer falënderoi ministrin Krasniqi për bashkëpunimin e ofruar deri më tani në implementimin e shumë projekteve të përbashkëta dhe theksoi përkushtimin e saj që bashkëpunimi mes GIZ dhe MBPZHR të rritet.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …