leoni

28 nëntori, festa e katërfishtë e shqiptarëve u përkujtua edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

28 Nëntori festa e katërfishtë e shqiptarëve po përkujtohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe në vende të tjera. Kryetari i Nju Jorkut,  Eric Adams ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 28 nëntorit. Ai në një postim të tij me këtë rast  ka thënë se shqiptarët po e mbajnë qytetin tonë në lëvizje. Nga Shqipëria e Vogël në Bronx deri në Bruklyn në Staten Island, fqinjët tanë shqiptarë janë pronarët e bizneseve të vogla, sipërmarrësit dhe punonjësit e palodhur të New York-ut që mbajnë qytetin tonë në lëvizje. Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!”, ka shkruar Adams. Ai ka publikuar edhe disa fotografi ku shihet në mesin e shqiptarëve, madje edhe  duke e bërë shqiponjën me duar.

Kontrolloni gjithashtu

Ethem Çeku: “Shqipëria është ndërgjegjja kombëtare dhe arkitektura etike e lirisë shqiptare”

Ish-ministri i Mjedisit dhe profesori universitar, Ethem Çeku, ka publikuar sot një shkrim reflektues me …