Kreatori dhe shpallësi i Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali kishte dhjetë bijë e bija

Kreatori dhe shpallësi i Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali kishte dhjetë  bijë e bija. Përveç intelektual ndër më të dalluarit, zyrtar dhe qeveritar i njohur i kohës së tij, Ismail Qemali ishte edhe familjar i përkushtuar. Ai ashtu sikur ishte nga një familje e madhe me shumë anëtarë, edhe për veten e tij krijoi një familje po aq të madhe me 10 bijë e bija, shumica e tyre mjaft të njohur në rrjedhat politike e diplomatike të kohës.

Më 1864, siç shkruan edhe vetë, Ismail Qemali u martua me një grua nga Konica, e cila vdiq në vitin e parë të martesës, së bashku me vajzën (ndoshta gjatë lindjes).

Më 1867, duke qenë me punë në Rusçuk (Bullgari), Ismail Qemali u dashurua me Kleoniqi Surmelin, e bija e Antonit, një fisnik grek nga Edirneja, nga familja e Vezirit të Madh, Ali Pasha Surmeli (Vezir i Madh 1694-95).

Duke qenë se familja e vajzës, kryesisht e njerka, për shkak të ndryshimit të fesë, nuk ishte dakord që të martoheshin, Ismail Qemali, me njerëzit e tij të besuar, e rrëmbeu gruan e tij të ardhshme dhe, po të njëjtën ditë, në prani të dëshmitarëve nënshkroi “kontratën e martesës” sipas të cilës, nga pikëpamja islamike, hiqej çdo mundësi tjetër për një martesë të dytë.

“Martesa ime,- shkruan Ismail Qemali,- me gjithë zhurmën që kishte shkaktuar, më dha shumë prova simpatie nga ana e miqve të mi”. Me Kleoniqi Surmelin pati lumturinë, siç do shprehej edhe vetë, të kishte 10 fëmijë:

Gjashtë djem: Mahmud bej Vlora(1871-1920), Tahir bej Vlora (1875-1932), Et’hem bej Vlora (1885-1937), Xhevdet bej Vlora (1888-1910), Qazim bej Vlora (1893-1953), Qamil bej Vlora (1895-1950) dhe katër vajza: Mevedet (1873-1954), Alije (xx-1955), Ylvije (xx-1934), një vajzë vdiq pak pas lindjes. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Shikoni këtë foto të Aziz Kelmendit. Është origjinale, nuk ka kurrfarë  retushimi. Para se të …