Avdullah Hoti solidarizohet me marshin për çlirimtarët, vendos logon e UÇK-së në profil

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur solidarizimin e tij me protestën e sotme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Hoti ka vendosur në fotografinë e profilit të tij në rrjetet sociale logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në shenjë mbështetjeje për çlirimtarët. Ky veprim vjen në ditën kur në Prishtinë mbahet marshi paqësor në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Marshi nis në orën 14:00 nga sheshi “Skënderbeu”, ndërsa pritet të marrë pjesë një numër i madh qytetarësh nga mbarë Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …