Këshilli i Drejtorëve në komunën e Malishevës, mbajti mbledhjen e rregullt

Këshilli i Drejtorëve të Komunës së Malishevës, nën drejtimin e nënkryetarit të komunës,  Rexhep Mazreku, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të së hënës, ku drejtorët e drejtorive, kanë raportuar për punën dhe aktivitetet e drejtorive, gjatë javës së kaluar dhe për aktivitetet e planifikuara për këtë javë.

Në këtë mbledhje të radhës, bazuar në raportimet e drejtorive, u tha se janë duke vazhduar me realizimin e shumë projekteve, pothuajse në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës, ndërsa u raportua se edhe fushata e korrje shirjeve po vazhdon normalisht dhe pa probleme, ndërsa po monitorohet nga shtabi komunal i formuar për përcjelljen e korrje shirjeve në Komunën e Malishevës.

Ndërsa situata epidemiologjike me EHKK, u raportua e qetë deri më tani, pa raste të infeksioneve me EHKK, ndërsa prej sot ka filluar të realizohet edhe faza e katërt e repelimit të kafshëve, si masë parandaluese, për bartjen e rriqrave nga fusha dhe mali.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …