Nermina Dautbashiq-Muminoviq: Ju lutëm mos heshtni për gjenocidin, mos na tradhtoni sërish

Nermina Dautbashiq-Muminoviq: Ju lutëm mos heshtni për gjenocidin, mos na tradhtoni sërish

E mbijetuara e krimeve të gjenocidit, në Srebrenicë, Nermina Dautbashiq-Muminoviq, sot në Qendrën Memoriale në Potoçare, ku varrosen mbetjet mortore të gjetura edhe të 127 dëshmorëve, ka deklaruar se 21 vjet më parë, në Srebrenicë u mbytën boshnjakët, vetëm sepse ishin myslimanë. Më në fund pas 21 viteve, eshtrat u kthyen, në Srebrenicë, te më të dashurit e tyre. Më kujtohet koha kur një ditë para gjenocidit, gjyshja thoshte: “Tani jemi në mbrojtje të Kombeve të Bashkuara, ata do të na mbrojnë nga çetnikët. Gjatë atyre ditëve të tmerrit na kishin dëbuar. Të gjithë kishim kthyer kokat nga qielli, duke pritur avionët e NATO-s, sikur na kishin premtuar. Lutjet dhe klithjet tona nuk ishin të mjaftueshme. Deri atëherë nuk e kam ditur se ç’ është urrejtja, por pastaj e kam mësuar. 11 vite më vonë unë jam kthyer në Srebrenicë, por jo edhe gjyshja ime. Shikimi i saj është e vetmja që më ka mbetur në kujtesë. Ju lutëm mos heshtni për gjenocidin, mos na tradhtoni sërish”,  ka thënë për mediet e mbijetuara e masakrës,  Nermina Dautbashiq-Muminoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …