Ish-rezervisti që goditi për vdekje 5 oficerë policie në Dallas kishte planifikuar një sulm edhe më fatal

Ish-rezervisti që goditi për vdekje 5 oficerë policie në Dallas kishte planifikuar një sulm edhe më fatal

Ish-rezervisti që qëlloi për vdekje 5 oficerë policie në Dallas dhe plagosi 7 të tjerë duket se kishte planifikuar një sulm edhe më të gjerë sipas asaj që bën të ditur shefi i policisë së këtij qyteti. Majk Xhonson, 25 vjeç, kishte deklaruar gjatë shkëmbim- zjarrit dhe negociatave për dorëzim se ishte irrituar nga vrasjet e njerëzve me ngjyrë prej policisë gjatë kohëve të fundit, si dhe dëshironte që të hakmerrej duke vrarë veçanërisht oficerë të bardhë policie. Shefi i policisë, David Brown tha më vonë se ai ishte “i bindur” që Xhonsoni kishte plane për sulme edhe më të mëdha nga sa ndërmori. Duke folur për CNN, ai tha se vrasësi një ish-veteran ushtrie, duket se kishte praktikuar kohët e fundit sesi të aktivizonte eksplozivët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …