IKSHPK apelon qytetarët që gjatë festave të fundvitit të mos i përdorin mjetet piroteknike

35 të lënduar nga mjetet piroteknike në natën e ndërrimit të moteve, shumica fëmijë

Shefi i ndërrimit në Klinikën Emergjente, Ejup Govori, ka bërë të ditur se nga ora 22:40 janë regjistruar gjithsej 35 raste të lëndimeve si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë natës së ndërrimit të moteve. Sipas tij, një pjesë e madhe e rasteve janë me lëndime serioze, që mund të lënë pasoja afatgjata, përfshirë edhe invaliditet të përjetshëm. Govori ka theksuar se në mesin e të lënduarve ka edhe dëmtime të rënda të syrit, ku një pacient është transferuar në repartin e Oftalmologjisë dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Ai ka vlerësuar gjendjen si alarmante, duke bërë të ditur se kryesisht janë prekur fëmijë dhe të rinj të moshave 10 deri në 17 vjeç, ndërsa ka paralajmëruar se lëndimet nga mjetet piroteknike, edhe pse zakonisht nuk rrezikojnë jetën, mund të shkaktojnë amputime dhe humbje të përhershme të shikimit.

Kontrolloni gjithashtu

Donald Trump uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë, rikonfirmon mbështetjen amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka uruar Kosova me rastin e …