MKRS-ja nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Podujevës

Në vazhdën e investimeve kapitale të MKRS-së për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Podujevës.

Qëllimi i këtij Memorandumi është mbështetja financiare për realizimin e projektit kapital “Vendosja e rrethojës metalike në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Besianë”. Ky projekt do të ketë mbështetjen financiare nga MKRS-ja në vlerë prej rreth 22 mijë e 800 euro.

Sekretari Veton Firzi, i cili në emër të MKRS-së, nënshkroi memorandumin në fjalë, u shpreh se ministria përmes përkrahjes financiare të projekteve të ndryshme kapitale në fushën e sportit nëpër komunat e Kosovës, po mundohet që të krijojë kushte sa më të volitshme për sportistë dhe në ngritjen cilësore të tyre.

Ndërkaq, kryetari i Besianës, Agim Veliu, e falënderoi sekretarin Firzi, për përkrahjen që MKRS-ja po jep për Besianën, dhe u shpreh se me këtë investim, po krijohen kushte më të volitshme për futbollin në Besianë dhe se me finalizimin e rrethojës së stadiumit ‘Zahir Pajaziti’, ai do të ruhet nga dëmtimi eventual.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …