Busti i prijësit të Rezistencës Kombëtare, Azem Bejta është vendosur në shkollën e fshatit Galicë

Busti i prijësit të Rezistencës Kombëtare, Azem Bejta është vendosur në shkollën e fshatit Galicë

Busti i prijësit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Azem Bejta është vendosur para shkollës që mbanë emrin e tij,  në fshatin Galicë të Drenicës. Qytetarë të Drenicës e më gjerë kanë marrë pjesë në përurimin e vendosjes së bustit, në vendlindjen e tij. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës,  Kadri Veseli, i cili premtoi se shtatorja e Azem Bejtës do të vendoset edhe në Vushtrri, Mitrovicë por edhe në Prishtinë. Duke folur për veprën e Azem Bejtës, shkrimtari, Bedri Tahiri tha se ai së bashku më bashkëluftëtarët e tij në atë kohë kishin punuar me program kombëtar. Azem Bejta ishte dashamir i madh i shkollës shqipe.

Azem Bejta, i cili  në popull njihet si  Azem Galica ka qenë luftëtar i Lëvizjes së Rezistencës kombëtare.  Ai deri vonë nga historianët jugosllavë është trajtuar si kryekaçak, ashtu sikur e kishte etiketuar regjimi vrastar i Pashiqit dhe të gjitha regjimet antishqiptare, në Kosovë. Azemi  kishte bashkëluftare edhe bashkëshorten e tij,  Qerime Halilin nga Radisheva,  e cila njihet si Shotë Galica. Azem Bejta ka marrë plagë vdekje prurëse, më 15 korrik të  1924, në moshën 35 vjeçare, gjatë qëndresës heroike të qindra luftëtarëve të tij, të cilët u ballafaquan me divizionet serbe të Nikolla Pashiqit,  të sjella nga Shkupi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja Rozeta Hajdari, akuzohet nga Prokurorinë Speciale për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se sipas ftesës zyrtare, ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta …