42 vite punoi për shkollën kombëtare – Sot pensionohet  Selim Mazreku drejtor i shkollës ” Nuhi Mazreku” Guriq

Me rastin e pensionimit të drejtorit të shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Nuhi Mazreku”, në Guriq të komunës së Malishevës, Selim Mazrekut, mori pjesë, Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi e shoqëruar edhe nga zyrtari, Enver Mazreku. Në këtë ceremoni të pensionimit dhe të ditëlindjes së 65 të  drejtorit Mazreku, mes tjerash në fjalën e sajë, Krasniqi tha:” Ju shprehi mirënjohjen më të lartë për bashkëpunimin profesional që  treguat në udhëheqjen e shkollës tuaj, me të vetmin mision ngritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie për nxënësit, ndërtuat bashkëpunim  të qëndrueshëm me strukturat e shkollës të  prindërve dhe institucioneve komunale. I gjithë ky motiv pune   nga ju,  padyshim ishte mësuesi, luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroi  i atdheut Nuhi Mazreku, emrin e të cilit e mbanë shkolla juaj, dhe vazhdoi ”Nuhi Mazreku- Heroi i Kosovës, me luftën e tij dhe bashkëluftëtarëve  në fund edhe me jetën që ia dha atdheut e shkollës shqipe, tregoi shembullin e njeriut të madh se si duhet atdheu, kombi dhe sa më vlerë është liria, prandaj ju me kolektivin e mësonjëtores, punuat që brezat e rinj jo vetëm t’i kujtojnë heronjtë tanë, por edhe të përkujdesën për të ardhmen e shkollës dhe lirisë kombëtare”, përfundoi Krasniqi. Edhe, Skënder Gashi, nga SBSHKU- Dega në Malishevë, foli për Selim Mazrekun edhe si mësues edhe si drejtor por edhe si një anëtar i palëkundur i SBSHKUT, për shumë vite.  E vet Selimi i drejtua të pranishmëve  duke thënë” Të punosh për shkollën shqipe dhe ta udhëheqësh atë ndër vite, përveç që ishte sfidë, ishte edhe përgjegjësi, prandaj  i falënderoi tërë kolektivin me të cilin bashkërrugëtuam në sukseset e shkollës tonë”. Në fund iu ndanë mirënjohje drejtor Selim Mazrekut, nga Drejtoresha, Arbëreshë Krasniqi, kolegët dhe familja.

May be an image of 8 people and people standing

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …