5 të shëruar sot në Malishevë dhe regjistrohet një rast i ri me covid

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar 5 persona, ndërsa është regjistruar një rast i ri me covid-19. Këto të dhëna janë të bazuara në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe në të dhënat e komunikimit të rregullt të komunës, në kuadër të menaxhimit dhe monitorimit të situatës pandemike. Rasti i ri është regjistruar në Banjë, ndërsa numri i rasteve aktive është 11. Gjendja me pandeminë e covid-19, në Komunën e Malishevës, është kjo: deri më sot me covid-19 janë regjistruar 269 persona, prej tyre 234 janë shëruar plotësisht, 24 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19 janë edhe 11 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …