Kuvendi i Rahovecit miraton deklaratën: Aktgjykimi i Speciales i padrejtë dhe i papranueshëm

Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka shprehur kundërshtim ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka shprehur kundërshtim ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, raporton Ekonomia Online.

Në një deklaratë të miratuar në mbledhjen e mbajtur sot Kuvendi i Rahovecit e ka cilësuar aktgjykimin si të papranueshëm dhe ka thënë se ai prek ndjenjën e drejtësisë dhe kujtesën e popullit të Kosovës.

Në deklaratë përmenden edhe rastet e Sali Mustafës dhe Pjetër Shalës, për të cilët Kuvendi shprehet se janë dënuar padrejtësisht.

“Kujtesa jonë dhe ballafaqimi me padrejtësinë lidhet edhe me dënimin e padrejtë e të papranushëm të Sali Mustafës dhe të Pjetër Shalës”.

Kuvendi ka deklaruar se kundërshton çdo përpjekje për të barazuar agresorin me viktimën, ndërsa ka shprehur solidaritet me familjet e ish-krerëve të UÇK-së dhe të gjithë personat që, sipas deklaratës, e kanë përjetuar këtë proces me dhimbje dhe shqetësim.

Në deklaratë thuhet se “beteja për drejtësi vazhdon” dhe se e vërteta do të kërkohet përmes mjeteve demokratike.

Në fund, Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka përcjellë mesazhin:

“JO NË EMRIN TIM!

JO NË EMRIN E RAHOVECIT!

LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!”

Kontrolloni gjithashtu

U përurua Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Skenderaj

Në një ceremoni të veçantë, u përurua Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, …