50 hektarë me pemë janë mbjellur në Skenderaj

Kjo e arritur në fushën e bujqësisë u prezantua në mbledhjen e Bordit të drejtorëve të Komunës së Skenderajt, i cili ka mbajtur mbledhjen e radhës të cilën e ka udhëhequr Nënkryetari i komunës Fadil Nura. Drejtori për bujqësi në Komunën e Skenderajt Musa Lushtaku u shpreh shumë i kënaqur me procesin e mbjelljes së fidaneve të pemëve.  Ai saktësoi se këtë vit në Skenderaj janë mbjellur 50 hektarë me fidane të mollës dhe kumbullës dhe gjendja e tyre është shumë e mirë. Nënkryetari Nura në  këtë takim me drejtorët e drejtorive ka pranuar raportet periodike dhe ka rekomanduar shtim të aktiviteteve në të gjitha fushat, sidomos në intensifikimin e punimeve në projektet kapitale. Drejtorët e drejtorive komunale kanë raportuar për aktivitetet e kryera dhe për këtë periudhë kohore, si dhe për planet e aktiviteteve për muajin prill.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …