Familja Kastrati në Turjakë të komunës së  Malishevës  bëhet me shtëpi banimi

Falë shoqatës bamirëse “Ndihmo edhe Ti”, me donator Halim Hotin nga Carralluka, i cili jeton dhe vepron në Suedi, dhe Komunës së Malishevës, familja e Musaj dhe Bukurie Kastratit nga Turjaka, përfundimisht e kanë të zgjidhur problemin e banimit, pasi janë bërë më shtëpi të re. Shoqata e ka ndërtuar pjesën e mureve dhe meremetimin e brendshëm, ndërsa kulmin e shtëpisë e ka ndërtuar Komuna e Malishevës, në mënyrë që kjo familje të ketë një strehë normale për jetesë. Liridon Llapashtica, drejtor i shoqatës, ka thënë se kjo shtëpi, sikur edhe shumë të tjera, janë ndërtuar falë donatorit Halim Hoti, të cilin e ka falënderuar për këto donacione, si dhe falë bashkëpunimit të mirë me Komunën e Malishevës. Ndërsa kryetari i Komunës së Malishevës, i cili mori pjesë në ceremoninë e dhënies së çelësave të shtëpisë për familjen Kastrati, e ka falënderuar shoqatën “Ndihmo edhe Ti” dhe në veçanti donatorin Halim Hoti. Familja e Musaj dhe Bukurie Kastratit, janë katër anëtar, ndërsa për shumë kohë, kanë qenë pa shtëpi, mirëpo prej tani, ata e kanë zgjidhur përfundimisht problemin e banimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …