Prof. dr. Hakif Bajrami: Fazli Graiçevci ishte ushtari i parë i Adem Demaçit, i vrarë mizorisht nga UDB-ja jugosllave I

55 vjet më parë UDB-ja në Prishtinë ka mbytur në burg mësuesin atdhetar, Fazli Graiçevci

Më 17 gusht të vitit 1964, UDB-ja jugosllave ka  mbytur në tortura, në Burgun e Prishtinës, mësuesin atdhetar, Fazli Graiçevci. Ai u lind në prill të vitit 1935, në fshatin Sankoc të Drenicës. Shkollën fillore e kreu në Komaran. Në vitin shkollor 1953/1954 u regjistrua në Shkollën Normale të Prishtinës. Në vitet e para kishte shok klase,  Rexhep Qosen, Ismail Dumoshin, Qamil Hasanin e normalistë të tjerë. Vitin e fundit të shkollës së mesme e kishte mbaruar në Prizren. Pas diplomimit ka dhënë mësim në shkollat e fshatrave: Kizharekë, Paklek e Doboshec. Mbante kontakte me atdhetarët, Zeqir Gërvalla, Azem Beqiri, pastaj me veprimtarin e hershëm të çështjes kombëtare, Adem Demaçi e të tjerë. Ishte pjesëmarrës në mbledhjen e shtatorit të vitit 1963, ku u mor vendimi  dhe u themelua organizata e fshehtë atdhetare e quajtur, “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve“. Mbytja mizore në burg e Fazli Graiçevcit, më 17 gusht 1964, përpjekjet e pasuksesshme që kishte ndërmarrë UDB-ja për ta fshehur krimin dhe për  ta paraqitur mbytjen si vdekje nga një sëmundje, kishte bërë që figura e mësuesit martir të marrë përmasa të një frymëzimi idealist mbarëkombëtar. Emri i Fazli Graiçevcit kishte qenë burim frymëzimi e edhe për sa e sa luftëtarë të UÇK-së, kishte qenë burim edhe për ish-nxënësit e tij si: i burgosuri politik dhe komandanti i UÇK-së në Drenicë, heroi i kombit,  Fehmi Lladrovci e shumë të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …