Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

Mustafa: Partitë e mëdha të mos krijojnë koalicione parazgjedhore por të hyjnë të vetme në garë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se preferon që partitë e mëdha të mos krijojnë koalicione parazgjedhore por të hyjnë të vetme në garë dhe ta masin fuqinë e tyre politike. Por në qoftë se të tjerët nuk i përmbahen kësaj rregulle natyrisht se edhe ne do ta rimendojmë qëndrimin tonë në këtë aspekt, dhe të shohim se me kë mund të  qeverisim dhe ti zgjidhim problemet që janë shumë aktuale dhe që janë para nesh. Duhet të votohet në zgjedhje një qeveri që ka legjitimitet qytetar dhe një qeveri e cila duhet të merret me çështje të cilat kanë stagnuar gjatë kësaj periudhe kohore dhe për të cilat kemi edhe presion të brendshëm, ma tepër çështje ekonomike për çështjet e sundimit të ligjit funksionimit të shtetit ligjor. Por edhe për çështje të dialogut edhe të integrimeve evropiane për të cilat kemi kërkesa të partnerëve tanë ndërkombëtarë, por kemi edhe nevojat tona të brendshme sepse aty ardhmërinë tonë. Ai ka shtuar më tutje se kanë dallime me Vetëvendosjen por se ato do të tejkalohen. Ne nuk kemi biseduar konkretisht për koalicione sepse jemi marrë vesh që, për koalicione duhet të zhvillohet biseda kushtimisht ndërmjet grupeve teknike të subjekteve politike  në mënyrë në mënyrë që të shihen krejt parakushtet për koalicion dhe po ashtu të duhet të vendoset në organet të LDK-së, ka thënë mes tjerash kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …