leoni

Veseli, qytetarëve: Është koha për lidership që jetëson ndryshimin

Veseli, qytetarëve: Është koha për lidership që jetëson ndryshimin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar qytetarët që më 11 qershor ta votojnë numrin 12. Veseli ka shkruar se tani është koha për t’i bashkuar forcat për ta çuar shtetin përpara. “Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës. Ju ftoj t’i bashkoheni Fillimit të Ri dhe ta votoni numrin 12 më 11 qershor. I kam dëgjuar shqetësimet tuaja dhe dëshirën tuaj për ndryshim. Tani është koha që t’i bashkojmë forcat për ta çuar shtetin tonë përpara. Me një lidership që mund ta jetësojë këtë ndryshim. Me një lidership të aftë për t’u përballur me armiqtë dhe që do të qëndrojë përkrah aleatëve tanë. Kërkoj votën tuaj më 11 qershor për numrin 12”, ka theksuar Veseli në një postim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …