6 Komunat e  rajonit të Pejës  nënshkruan deklaratë të përbashkët ndër-komunale

Për të promovuar dialogun ndërmjet komuniteteve në komunat e Pejës, Gjakovës, Deçanit, Istog, Klinë dhe Junikut është nënshkruar një deklaratë e përbashkët ndër-komunale ku i pranishëm ishte Shefi i Misionit të OSBE-s në Kosovë, Jan Braathu. Kryetarët u deklaruan se qëllimi i nënshkrimit ka të bëj me  promovimin e dialogut dhe respektimin ndërmjet komuniteteve në komunat tona po ashtu edhe në tërë Kosovën. Duku kujtuar se një shoqëri me shumëllojshmëri kulturore  është një qëllim që duhet  ndjekur dhe se ndërtimi i institucioneve është po aq i rëndësishme sa edhe krijimi i bashkëpunimit gjithnjë e më të afërt në të gjitha fushat dhe në respekt te të gjitha komuniteteve. Më anë të kësaj Deklarate të përbashkët Misioni i OSBE-së synon të rris veprimin e tyre individual për të siguruar që Kosova dhe institucionet e saj të jenë afër shqetësimeve te të  gjitha komuniteteve duke kontribuar kështu për një Kosovës me shumë komunitete dhe demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Aliu: Libri është gjithmonë një dhuratë e çmueshme

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu është takuar me një bashkëqytetar  Musa Ramadanin …