Brickos

Me 62 vota për, 5 abstenime, 44 kundër, Kuvendi i Maqedonisë ka votuar Qeverinë e re të kryeministrit, Zoran Zaev

Me 62 vota për, 5 abstenime, 44 kundër, Kuvendi i Maqedonisë ka votuar Qeverinë e re të kryeministrit, Zoran Zaev

Me 62 vota për, 5 abstenime, 44 kundër, Kuvendi i Maqedonisë ka votuar Qeverinë e re që do të drejtohet nga kryeministri, Zoran Zaev. Qeveria e re përbëhet nga tri subjekte politike, Lidhja Sociale-Demokrate, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët. Partitë shqiptare do të drejtojnë shtatë ministri, ndërsa do të kenë edhe dy poste të zëvendëskryeministrave si dhe kryetarin e Kuvendit. Zgjedhjes së kabinetit të ri qeveritar i ka paraprirë një debat i ashpër dyditor mes deputetëve të shumicës së re dhe VMRO-së opozitare të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski. Kryeministri, Zoran Zaev, ka thënë se kabineti i tij do të do të punojë për kthimin e normalitetit në vend, sundimin e ligjit dhe të shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik si dhe integrimin euroatlantik të vendit. Ai ka theksuar se Maqedonia do të jetë një shoqëri shumë etnike, e barabartë për të gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo bindjeve politike.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …