650 mijë euro nga MKRS do të investohen në vitin 2019 në komunën e Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë ka pritur në takim  Ministrin e Kulturës Kujtim Gashi. Gjatë këtij takimi bashkë kanë nënshkruar memorandume bashkëpunimi për  investime të përbashkëta në infrastrukturën sportive në komunën e Deçanit. Me këtë rast i pari i Deçanit Bashkim Ramosaj tha se: ,,Unë bashkë më Ministrin e Kulturës Kujtim Gashi, kamë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi për ndërtimi i Qendrës Rinore në Deçan e cila do të jet qendra e cila i përmbushë nevojat e rinisë, mirëpo që është një projekt i cili besoi se në të ardhëm do të jetë një qendër më interesante në Republikën e Kosovës, njëkohësisht kemi nënshkruar edhe memorandume tjera për rregullimin e terreneve sportive në komunën e Deçanit për çka e falënderoi MKRS-në, ministrin dhe deputetet e komunës së Deçanit të cilët kanë lobu për një buxhet të veçante për komunën e Deçanit sa i përket zhvillimeve kulturorë në komunën e Deçanit”. Ndërsa  Ministri  Kujtim Gashi  tha se, ’’Është kënaqësi të jem në Deçan, vizita ime ka të bëj më nënshkrimin e disa memorandumeve te financimit të disa terreneve sportive por në të njëjtën kohë edhe për me i pa nga afër punimet të cilat janë zhvillu deri më tani në palestrën sportive në Deçan projekt i cili ka zgjatë më shume se 10-të vite dhe jemi të përkushtuar dhe të vendosur që në këtë vit të mbyllet edhe ky projekt’’. Vlen të theksohet se nga këto memorandume do të investohen mbi 650 mije euro:

  1. Ndërtimi i Qendrës Rinore në Deçan,

  2. Përfundimi i Palestrës sportive në Deçan

  3. Rregullimi i terreneve sportive në Irzniq

  4. Ndërtimi i një fushe sportive në fshatin Shaptej.

Ndryshe pas këtij nënshkrimi kryetari Ramosaj bashkë më ministrin kanë vizituar edhe palestrën sportive e cila ka nis së ndërtuari në vitin 2008  dhe ende nuk ka përfunduar  por sipas zotimeve të MKRS-së  përfundimi i kësaj palestre do të behët në  shtator të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i ndau mirënjohje znj.Rafete Maliqi për kontributin e dhënë në arsim

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Arta Ajeti, drejtoresh e Arsimit …